4 183 raste aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

27 korrik 2020 | 17:15

Gjashtë viktima dhe 128 të infektuar nga koronavirusi është bilanci i 24 orëve në Maqedoninë e Veriut.

Katër pacientë nga Shkupi, një nga Kërçova dhe një nga Struga nuk arritën t’i mbijetojnë pasojave të sëmundjeve të tyre, të cilat u komplikuan nga Covid-19.

Ndërsa  në 24 orët e fundit prej 1025 testeve të bëra mbi 12 për qind  kanë rezultuar pozitiv.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë me dije se 137 persona janë shëruar sot, kurse numri i përgjithshëm që e kanë mposhtur këtë virus është 5 564.

Por, mbetet i lartë numri i rasteve aktive 4 183, ndërkaq të vdekur gjithsej janë 466 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 10 213.

Ndërsa nga 96 194 testet e realizuara deri më sot, përllogaritjet dalin se afër 11 për qind  e tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19./Alsat-M/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, deputeti Uran Ismaili, e ka…