4.3 milion ukrainas azil në shtetet e BE-së
13 janar 2024
| 20:43
Rreth 4.3 milionë njerëz që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian, të cilët ikën nga Ukraina, kanë marrë një lloj azili në vendet e BE-së deri më 30 nëntor 2023, sipas të dhënave të Eurostat.
Siç u tha, qytetarët e Ukrainës përfaqësojnë 98 për qind të përfituesve të një lloj mbrojtjeje të përkohshme, pra azil, nga të cilët 46,3 për qind janë gra dhe 33,3 për qind janë fëmijë, ndërsa burrat përbëjnë 20,4 për qind.
Numri më i madh i këtyre njerëzve është në Gjermani 1.2 milion, në Poloni 22.3 përqind dhe në Republikën Çeke 8.6 përqind.