4 414 raste aktive me Covid në Kosovë

13 gusht 2021 | 07:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar dje se 4,414 raste aktive me Covid-19 janë në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar të enjten edhe dy viktima me koronavirus.

Viktimat janë nga Suhareka dhe Vitia, shkruan “Epoka e re”.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,009 raste të infektimit, pas testimit të 6,784 mostrave.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 269 persona.

Po ashtu janë shëruar edhe 82 pacientë nga sëmundja Covid-19.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,276 kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, në emisionin “DPT…