4.5 milionë euro nga granti i performancës për ndërtimin dhe zgjerimin e sheshit ‘Fehmi e Xhevë Lladrovci’
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi dhe menaxherin e projektit DEMOS, Ertan Munoglu, për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi dhe zgjerimi i sheshit ‘Fehmi dhe Xhevë Lladrovci’” në Drenas nga skema e Grantit për Performancë Komunale.
Ky projekt do të bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), projektit DEMOS dhe Komunës së Drenasit, dhe vlera totale për realizimin e këtij projekti është 4 492 660 60 euro.
MAPL-ja do të ndajë shumën prej 616 388 80, DEMOS shumën prej 1 118 387 08 dhe Komuna e Drenasit vlerën prej 2 457 884 72 eurove.
Këto mjete për realizimin e këtij projekti, nuk do të shpenzohen nga buxhet i përgjithshëm komunal, por janë mjete të fituara nga Granti i Performancës Komunale, ku Komuna e Drenasit në nivel vendi, ka fituar vendin e parë.