4 500 pacientë brenda ditës në QKMF në Prishtinë

14 shtator 2018 | 13:36

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë në ditë kryejnë vizita 4 500 pacientë. Kështu ka bërë me dije drejtori i Shëndetësisë për Komunën e Prishtinës, Arben Vitia duke iu referuar raportit gjashtëmujor.

Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se ka pasur rritje të përqindjes së shërbimeve në këtë qendër. “Rritje e numrit të vizitave dhe shërbimeve mbi 10 për qind. Vetëm shërbimet në laborator 10.3 për qind më shumë. Mesatarja e pacienteve në ditë rreth 4 500. Referimi në institucione të tjera 15 për qind. Mbi të gjitha, edukim, promovim dhe punë e vazhdueshme vullnetare”, ka shkruar Vitia.

Ai për këtë gjë ka përgëzuar stafin e këtij institucioni.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të disa përparësive që ofrojnë institucionet mikrofinanciare (IMF),…