4.8 për qind e qytetarëve votuan në Preshevë deri në orën 12:00
17 dhjetor 2023
| 13:54
4.8 për qind është pjesëmarrja e qytetarëve të Preshevës në votim.
Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor të Preshevës, Alban Mehmeti, ka njoftuar se deri në këtë kohë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës mbi 2 000 mijë qytetarë.
“Në Preshevë deri në orën 12:00, kanë votuar 2 100, apo 4.8 për qind e qytetarëve”, ka thënë Mehmeti.
Në Preshevë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues. Në këtë komunë votohet në 38 qendra të votimit.