4 futbollistë pozitivë me Covid-19, shtyhet nisja e Ligue 1

18 gusht 2020 | 14:12

Ndeshja hapëse e kampionatit francez për sezonin 2020-2021 mes Marseille dhe Sain Ettiene është shtyrë pasi Olympique de Marseille ka njoftuar se kishin konfirmuar edhe tre raste të tjera me Covid-19, duke e çuar numrin në katër të infektuar.

E programuar për të premten e 19 gushtit, ndeshja do zhvillohet në një tjetër moment, pasi katër lojtarët janë izoluar dhe pjesa tjetër do vijojë kontrollet për Covid-19.

Në Francë të gjitha skuadrat po testohen për sezonin e ri, ndërsa deri në këto momente vetëm Marseille është prekur nga koronavirusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) kanë organizuar…