4 mijë e 450 pacientë kërkuan ndihmë në Psikiatri për 6 muaj

08 gusht 2022 | 13:49

Në Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur kanë kërkuar 4 450 pacientë. Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362 raste, ka njoftuar ShSKUK-ja.

“Raste urgjente kanë qenë 1 257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 1 652 raste. Ndërkohe që vizita diagnostike psikologjike  për te rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë ka pasur 771. Sa i përket Shërbimeve pedagogjike në Shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë gjithsej janë kryer 306 shërbime”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është…