4 mijë e 889 raste aktive me Covid në Kosovë
17 maj 2021
| 15:08
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë dhe 4 mijë e 889 raste aktive me Covid.
“Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889”, ka njoftuar IKShPK-ja, shkruan “Epoka e re”.