4 mijë euro i grabiten një firme në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar se një kompani në Shtime është grabitur nga katër persona, që nën kërcënimin e armëve e kanë kryer grabitjen në një kompani në vlerë prej katër mijë euro.
Të njëjtit janë larguar më veturën të cilën më pas e kanë djegur në një pyll. Ky rast është duke u hetuar nga policia.
“Katër persona të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në një kompani ku kanë grabitur 4000 €. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila veturë më pas është gjetur e djegur në një pyll. Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar të cilit duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.