4 muaj pasi u vra nga Izraeli, Hezbollahu organizon funeral për liderin e saj
Hezbollahu ka njoftuar se më 23 shkurt do të mbahet funeral për ish-liderin e tij, Hassan Nasrallah pasi u vra në shtator të vitit 2024 nga një sulm ajror izraelit në Bejrut.
Në një fjalim televiziv, Naim Qassem, pasardhësi i Nasrallah-it në krye të lëvizjes pro-iraniane, premtoi një funeral të madh dhe të denjë për një figurë të tillë të shquar.
Ai shpjegoi gjithashtu se ceremoninë e kishin shtyrë për shkak të “kushteve të sigurisë” dhe për shkak të luftës mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që ka vazhduar nga fundi i shtatorit deri në fund të nëntorit 2024.
Funeralin e Nasrallah do ta zhvillojnë në Bejrutin jugor, ndërkohë që Qassem njoftoi se ish-lideri i Hezbollahut ishte varrosur në një varr të përkohshëm, një praktikë e lejuar sipas Islamit Shiit kur funeralet nuk mund të mbahen menjëherë.