4 shenja se një punonjës po e humb interesin për kompaninë
Shumë njerëz të cilët nisin një punë të re vijnë të etur për të mësuar dhe performuar. Pas disa vitesh, ato emocione largohen dhe ato detyra të cilat dukeshin aq gjallëruese në fillim mund të bëhen monotone dhe më pak sfiduese.
Puna juaj, si një udhëheqës, është të siguroheni se njerëzit me të cilët punoni qëndrojnë të motivuar. Ju duhet të njihni shenjat se ata janë më pak të kënaqur me punën e tyre para se të jetë shumë vonë. Këtu janë katër shenjat kritike të cilat duhet t’i shikoni.
Ata nuk angazhohen
Kur njerëzit janë të emocionuar për diçka, ata flasin për të. Ju do të vini re punonjësit e ri duke treguar idetë e tyre në takimet me stafin, dhe duke ardhur tek ju me mënyra të reja për të bërë gjërat. Ata janë të interesuar të kenë ndikim. Sapo të humbasin interesin, ata mund të ndalojnë angazhimin. Ata mund të fillojnë të vonohen për punë apo të marrin ditë pushimi më shpesh. Nëse vini re këtë gjë, mbani një takim privat dhe caktoni detyra ose qëllime të reja të cilat do e inspirojnë sërish atë punonjës.
Ata kanë humbur interesin në informacionet
Njerëzit të cilët janë të interesuar në karrierat e tyre dëshirojnë të marrin vesh lajmet e fundit, trendet e industrisë, shpikjet dhe teknologjitë. Ata dëshirojnë të përmirësojnë veten dhe të mësojnë. Shikoni me kujdes shprehitë e ekipit. A po lexojnë ata gazeta, a po ndjekin konferenca, a po praktikojnë teknologjitë më të fundit, ose a po flasin për zbulimet më të fundit? Nëse jo, zbuloni arsyen. A kanë ata një qëndrim sikur i dinë të gjitha? A kanë qasje në të gjitha burimet në dispozicion? Ose, thjeshtë nuk janë të interesuar? Zbulimi i këtyre përgjigjeve do ju ndihmojë të vendosni zgjidhjen.
Ata nuk marrin iniciativën
Kujdes nga punonjësit të cilët nuk dëshirojnë detyra të reja. Mosinteresi i tyre mund të tregojë se ata janë të lodhur ose të rraskapitur. Zgjidhja mund të jetë aq e thjeshtë sa të ndryshoni gjërat nga rutina ditore. Ndoshta ata kanë nevojë për një pushim. A kanë marrë pushim vitin e kaluar për t’u relaksuar? Ndoshta ata kanë nevojë për ndihmë në ngarkesën e punës.
Disa njerëz janë aq të dedikuar sa që do rraskapitnin veten para se të ankoheshin. Komunikimi është çelësi i suksesit për ju dhe punonjësin tuaj. Zbuloni nëse ngarkesa e tyre e punës është shumë e komplikuar që një person ta përballojë.
Ata mbajnë idetë dhe mendimet e tyre në vete
Kur njerëzit janë pasionantë për diçka, ata kanë një mendim. Vetëm mendoni politikën ose religjionin si shembull. Kur dikujt nuk i intereson, ai ose ajo ndalon së dhëni ide, mendime ose mospajtime.
Nëse dyshoni se dikush është në këtë rrugë, shikoni gjuhën e tij trupore në takime me stafin, gjithashtu edhe bashkëveprimet e tij me ju dhe kolegët tjerë. Ata të cilët vetëm shkojnë me rrjedhën janë të rrezikshëm për biznesin tuaj sepse atyre thjeshtë nuk iu intereson.
Kur keni investuar zemrën dhe shpritin në biznesin tuaj, është e rëndësishme të mos lini të tjerët t’a prishin atë. Nëse mund t’i identifikoni këto shenja mosinteresi provoni teknika të ndryshme për të parë nëse mund të rindezni interesin. Nëse ende nuk mundeni, mund të jetë koha të bëni disa ndryshime ose të kërkoni një zëvendësim.