4 të vdekur deri më tani! KUJDES, kjo është sfida e rrezikshme që po qarkullon në “Tik Tok”
09 korrik 2023
| 20:18
Katër persona kanë humbur jetën në Alabama pasi provuan trendin më të ri të TikTok, ku njerëzit hidhen në pjesën e pasme të anijeve ndërsa lundron me shpejtësi.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë sfidë, duhet të hidhen në ujë nga pjesa e pasme e varkave që lëviz me shpejtësi të madhe.
Autoritetet në Albama kanë bërë thirrje që një praktikë e tillë të ndalet, për shakak të humbjeve të jetëve.
Në katër rastet e rënda, në momentin që ata janë përplasur në ujë kanë thyer qafën dhe si pasojë kanë ndërruar jetë në vend.