4 VJET PA ABDILHAQIM ADEMIN BESNIKUN E ALI AHMETIT
Ismet Sylejmani
Të rrallë janë bijtë e mëdhenj të popullit tonë, edhe më të rrallë janë shokët e bashkëluftëtarët besnik të çështjes kombëtare dhe të udhëheqësve kombëtarë!
Abdilhaqim Ademi, ishte njëri prej shokëve e bashkëveprimtarëve më të ngushtë e më të afërt të shokut tim, Komandantit të Pergjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryetarit të BDI-së, Udhëheqësit karizmatik të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Kontributi i madh i Abdilhaqimit dhënë luftës për liri e dinjitet të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ishte dhe mbetet i madh dhe i pamohueshëm!
Gjithashtu angazhimi i Abdilhaqimit, ishte i pazëvendësueshëm në konsolidimin e shtetit të Maqedonisë pas vitit 2001 dhe do të mbetet thesar i madh dhe me vlerë të pamatshme!
Figurat sikur Abdilhaqim Ademi, janë të rralla dhe prandaj ata janë të pavdekshëm!
Historia do ta shkruaj emrin e Abdilhaqim Ademit me shkronja të arta!
Abdilhaqim Ademi do të mbahet gjatë në mendje dhe do të kujtohet gjithmonë me nderim e respekt të madh!
Abdilhaqim Ademi është i pari dhe i prinë listës së shokëve më besnik e të panënshtruar të Udhëheqësit të madh të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Lavdi e nderim i përjetshëm, të pavdekshmit Abdilhaqim Ademi!
Prishtinë,15 Shkurt 2022