40 aktakuza kundër 43 personave në 24 orët e fundit
05 tetor 2021
| 12:12
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 40 aktakuza kundër 43 persona për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë edhe 12 persona si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë personave të tjerë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.