40 ditë paraburgim për Dritan Goxhajn, ja çfarë deklaroi ish-luftëtari i UÇK-së para gjykatës
02 gusht 2023
| 15:16
Gjykata e Tiranës i ka caktuar Dritan Goxhajt masës e sigurisë – arrest në burg prej 40 ditë.
Policia kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të UÇK-së.
Kjo pavarësisht që kërkesa për arrestim ka ardhur nga Gjykata Speciale në Hagë.
Përballë policisë Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjete sociale.
Ai është duke u dyshuar nga Specialja për pengim të personave në kryerjen e detyrës zyrtare dhe frikësim.