![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/Nexhmedin-Spahiu-680x365-1.jpg)
“40 ditëshi përcaktues për 100 vitet e ardhshme’’- Spahiu shpjegon se çka pritet të ndodh
21 qershor 2023
| 21:54
Profesori, Nexhmedin Spahiu ka shpjeguar se çfarë nënkupton deklarata e dhënë disa ditë më parë se ‘’40 ditëshi është përcaktues i 100 viteve të ardhshme’’, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kjo do të thotë se brenda kësaj periudhe do të peshohet fuqia e institucioneve të Kosovës në njërën anë por edhe dëshira e serbëve për autonomi.
‘’Sepse kjo është periudha të cilën e ka paralajmëruar edhe vetë presidenti Vuçiqi ku kanë me u peshu forcat, sa mundet, sa janë institucionet e Kosovës të forta, sa është e fortë dëshira e serbëve për autonomi. Çfarë autonomie e tyne po i flenë më shumë situatës dhe që krijon paqe në Ballkan mes Kosovës e Serbisë.’’, deklaroi ai.