40 mijë banorë  të Prishtinës bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore sivjet

04 tetor 2023 | 13:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se 40 mijë banorë të Prishtinës bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore sivjet.

“Kjo falë punës së pandalshme të ndërmarrjes ‘Termokos’ këtë verë”, ka thënë ai pas vizitoi punimet në lagjen “Arbëria”, ku po shtroheshin 700 metrat e fundit për këtë vit.

“I falënderova fillimisht punëtorët e inxhinierët e angazhuar në shtrirjen e mbi 16 kilometrave gyp këtë verë. Siç dhe falënderova kryeshefin Fisnik Osmanin, e kryetarin e Bordit, Visar Vokrrin për një drejtim shembullor të ndërmarrjes. Mbështetja jonë për ta, nëpërmjet asamblesë e aksionarëve tanë, e gjithë qeverisjes lokale do të vazhdojë tutje. Vetëm këtë verë, Termokos ka punuar në lagjet Dardani, Ulpianë, Qendër, Qafë, Bregu i Diellit, Dodonë, Mat I e Arbëri. Punë e madhe, angazhim profesional, shërbim për qytetarë.  Në ‘Rrugën e Re’ kemi paraparë plot 120 milionë euro investime me qëllim të dyfishimit të qasjes në ngrohje”, ka thënë Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka…