40 mijë dollarë për gjimnazin e Tuzit, shoqata ”Jehona e Malësisë” financon projektin për ndërrimin e dyshemesë
06 janar 2024
| 22:50
Shoqata ”Jehona e Malësisë” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon përkrahjen e parezervë të projekteve të ndryshme në Malësi.
Së fundmi ata kanë sponzorizuar realizimin e projektit për shtrimin e dyshemesë në Gjimnazin e Tuzit ”25 Maji” në vlerë prej 40 mijë dollarë.
Projekti ka filluar të realizohet dhe kjo është bërë me dije përmes një postimi në faqen zyrtare të Gjimnazit të Tuzit ”25 Maji”.