40 milionë euro patundshmëri kanë blerë shqiptarët e Kosovës në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni

09 janar 2023 | 14:15

Rreth 40 milionë euro është vlera e përgjithshme e patundshmërive që kanë blerë shtetasit kosovar vetëm gjatë periudhës korrik, gusht, shtator 2022 në shtetet e rajonit si: Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ku potencohet se investimet direkte të rezidentëve kosovar në vendet tjera gjatë vitit 2022 ishin më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit 2021. Përgjatë tre mujorit të tretë të vitit 2021 (korrik, gusht, shtator), vlera e përgjithshme e investimeve direkte të rezidentëve kosovar në vende tjera ishin 37 milionë euro, apo për 2.4 milionë euro më të ulëta se në periudhën e njëjtë të vitit 2022, raporton “Front Online”.

“Investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive, kryesisht në vendet e rajonit (Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni e Veriut)”, është thënë në raportin e BQK-së.

Përndryshe, vlerësohet se investimet vjetore të kosovarëve në prona të paluajtshme kryesisht në bregdetin shqiptar dhe malazez kalojnë shifrën prej 100 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në Bashkimin Evropian (BE) nuk ka vend për nderimin dhe…