![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/ahmet.jpg)
40-shi i AAK-së, Ahmet Isufi: Do të jemi në përkrahje të iniciativave që zhvillojnë familjen dhe shoqërinë tonë
Kandidati për deputet i koalicionit “Për Kosovën Fituese” me numër 40, Ahmet Isufi, ka takuar gratë nga Rahovica për të parë mundësitë e angazhimit të tyre dhe krijimit të kushteve për ndërmarrësi.
Ai është zotuar se do t’i përkrahin ndërmarrjet private të cilat zhvillojnë familjen dhe shoqërinë në përgjegjësi.
“Duke u nisur nga fakti se prof. Emine ka qenë e angazhuar në projekte të agrokulturës dhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve në këtë sferë me ardhjen në pushtet ofrohet mundësia që të përmirësohet legjislacioni dhe gratë të nxiten që të mund të përfitojnë nga lehtësimet e procedurave burokratike që janë pengesë tani”, ka shkruar Isufi në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Bashkë me kandidaten për deputete prof. Emine Daci-Zejnullahu dhe kryetarin e Degës së AAK-së në Ferizaj, Z.Xhavit Zariqi njëherit kandidat për deputet, takuam zonjat nga Rahovica për të parë mundësitë e angazhimit të tyre dhe krijimit të kushteve për ndërmarrësi.
Duke u nisur nga fakti se prof. Emine ka qenë e angazhuar në projekte të agrokulturës dhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve në këtë sferë me ardhjen në pushtet ofrohet mundësia që të përmirësohet legjislacioni dhe gratë të nxiten që të mund të përfitojnë nga lehtësimet e procedurave burokratike që janë pengesë tani.
Me kryetarin Zariqi u zotuam se do të jemi në përkrahje të iniciativave në ndërmarrësinë private që e zhvillojnë familjen e shoqërinë tonë.