40-shi i PDK-së, Genc Prelvukaj: Jam krenar të eci rrugës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prevlukaj, ka thënë se të jesh pjesë e një komuniteti politik si PDK-ja, që sipas tij, i ka bërë detyrat më të rëndësishme, është kënaqësi që të vazhdosh për të mbrojtur dhe për të punuar për fuqizimin e atyre të arriturave.
Prevlukaj tha se shkaku që është në PDK janë çështje parimore, teksa tha se e ndjen detyrim që ta mbrojë një bashkësi politike të themeluar nga njerëzit e UÇK-së, LPK-së dhe LKÇK-së një pjesë.
“Në aspektin shpirtëror meqë kam vendosur që t’ia kushtoj shkencës së historisë tërë jetën, kjo tregon që unë kam qenë afër me këtë komunitet dhe bindje paraprake për shkak se ndryshe s’e kisha studiuar këta njerëz”.
“Dhe, e di rëndësinë që do ta marrin Thaçi, Veseli e shokët e tyre me kalimin e viteve. Kjo tregon që unë e konsideroj krenari që të jem pjesë e atyre njerëzve”, kishte thënë Prelvukaj në një intervistë kohë më parë.
Më tej, Prelvukaj kishte folur edhe për ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Veseli, për të cilët kishte thënë se kanë kredite të larta, pasi që ata i kanë vu derën e çeliktë kufijve dhe nuk kthehet asnjë pushtues më në Kosovë.
“Njerëzit para Thaçit e Veselit ose janë vrarë ose kanë vdekur natyralisht pa arritur që ta konkretizojnë objektivin e tyre, ndërsa themeluesit e PDK-së, pa përjashtuar edhe shokët e tyre janë njerëz që kanë kredite më të larta sepse e kanë vu derën e çeliktë dhe nuk kthehet asnjë pushtues brenda”, kishte thënë ai.
Prandaj qytetarë të Kosovës, numri 40 i vyen Kuvendit të Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për një përfaqësues sikur Genc Prelvukaj.