40 të burgosur hyjnë në grevë urie, kjo është arsyeja
Këshilli për Mbrojtën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka njoftuar se 40 të dënuar dhe dhjetëra të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, kanë hyrë në grevë urie, si shenjë pakënaqësie ndaj refuzimit të kërkesave të tyre për lirim të menjëhershëm apo lirim të përkohshëm në kohën e pandemisë COVID-19.
Të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, përmes një letre dërguar KMDLNj-së kanë deklaruar se janë të frikësuar për shëndetin e tyre dhe të familjeve aq më parë që më nuk kanë vizita dhe komunikimin me familje e bëjnë vetëm përmes telefonit dhe “Skype”.
“Ata deklarojnë se, në kohë të pandemisë po u shkelen të drejtat e njeriut që u takojnë si persona të privuar nga liria duke marrë shembull shtetet fqinje dhe ato evropiane që kanë ofruar shumë opsione për të burgosurit kurse Kosova nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim”, ka njoftuar KMDLNj-ja.