40 VJETORI I LËVIZJES NË KËRÇOVË

12 nëntor 2022 | 11:43

Fatmir Dehari

Të dashura familje të dëshmorëve,
Të rrespektuar veprimtarë,
Ish të burgosur politik,
Shumë të rrespektuar mysafir që keni ardhur nga Republika e Kosovës,
Veprimtarë dhe ushtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Kombëtare,
I nderuari kryetar i Lëvizjes, zotri Xhevat Bislimi,
I nderuari dhe i respektuari Hulusi,
Shumë i qmuar kryetar i Rahovecit, veprimtar i shquar zotri Ismajl Latifi,
Shumë i dashur, që meriton shumë respekt, për gjithë veprimtarinë e tij, por në veçanti edhe të kësaj ngjarje këtu tek ne në Kërçovë,
I dashur Abdylmexhid Karaga- Xhaxhi Xhitë,
Vëllezër e motra,
Nëna që jeni prezent këtu,
Veprimtarë të shquar të 40 viteve që nuk janë pak, që keni përjetuar në këtë rrugëtim, luftëra, burgje dhe sakrifica nga më të ndryshmet,
Mirëmbrëma dhe mirësekeni ardhë, këtu në qytetin tonë, në Uskanën tonë të lashtë.

Në kuadër të shënimit të 40 vjetorit të bashkimit politik të organizatave patriotike shqiptare, të cilat rezultuan me krijimin e LPK-së, sot këtë eveniment te madh historik e kombëtar, e shënojmë në Kërçovën tonë, e cila si asnje qyetet e komunë tjetër e viseve shqiptare në ish-Jugosllavi, e kishte nga gjiu i sajë udhëheqjën më të lartë të Lëvizjes.

Sot në mesin tonë kemi jo vetëm anëtarët më të spikatur të LPK-së, por i kemi themeluesit e sajë dhe krejt në veçanti i kemi dy nga udhëheqësit kryesorë, për atë edhe e lashë, Ali Ahmetin i dashur Abaz dhe Fazli Veliun, të cilët pas heronjëve të kombit Jusuf Gervalla e Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha janë me kontribute të mëdha e të padiskutueshme të kësaj plejade.

Daja Fazli Feliu ishte Kryetari i parë i LPK-së Dega Jashtë Vendit, e cila ishte forca motorike e Levizjes.

Kërçova ishte me fat që nga radhët e saja kishte më shumë se kushdo tjetër nga vendet e Atdheut, në udhëheqjen e Lëvizjes.

Lëvizja ishte themeluese e UÇK-së, apo UÇK-ve, e UÇK-ja kishte pseudonimin e parë ilegal Uskana.
E sot të dashur vëllezër e motra,
jeni pikërishit në 40 vjetorin e bashkimit të organizatave këtu në Uskanë.
Gëzuar përvjetorin e Lëvizjes,
Gëzuar i dashur Abaz,
Gëzuar Daja Fazli,
Gëzuar Xhaxhi Xhitë,
Gëzuar të gjithë ju veprimtarë, dhe
gëzuar të gjithëve ish ushtarëve të UÇK-ve dhe veprimtarëve të 40 vjetorit,
Na priftë e mbara,
Faleminderit.

Kryetari
Fatmir Dehari,
Kërçovë, më 11 nëntor 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një ditë nga hapja e parkingut nëntokësor në Prishtinë,…