400 nëna malishevase përfituan nga 100 euro
08 prill 2020
| 14:33
Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për përkrahje financiare për nënat që lindin fëmijë, dje është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna të cilat kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2019 dhe 2020.
Numri i nënave që kanë lindur dhe kanë aplikuar që të jenë përfitues të kësaj përkrahje, është 400, ndërsa shuma e pagesës sipas vendimit, është nga 100 euro.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka bërë me dije se “ekzekutimi i mjeteve është bërë dhe në këtë rast, kanë përfituar 400 nëna, të cilat kanë aplikuar për të qenë pjesë e kësaj përkrahje”.