400 refugjatë mbeten në det për dy muaj, 24 prej tyre vdesin nga uria
Së paku 20 pjesëtarë të komunitetit mysliman Rohingia, të ikur nga Mianmari, kanë vdekur në një anije me rreth 400 njerëz.
Anija e mbetur në det, e cila transportonte refugjatët e komunitetit të përndjekur mysliman Rohingia në Mianmar, u shpëtua nga roja bregdetare e Bangladeshit.
Anija u shpëtua të mërkurën pasi nuk arriti të arrijë në brigjet e Malajzisë të cilën e kishte destinim.
Malajzia ka ndaluar hyrjet e daljet në shtet për shkak të krizës shëndetësore me virusin “Korona” dhe anijet me refugjatë nga Mianmari, shumica prej tyre nga komuniteti minoritar mysliman Rohingia janë detyruar të kthehen në det.
“Ishin në det rreth dy muaj dhe po vdisnin nga uria” tha një anëtar i rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Ai shtoi se vendimi përfundimtar që 382 udhëtarët e anijes të dërgohen në Mainmarin fqinj, nga ku edhe e kanë prejardhjen komuniteti Rohingia.