400 ushtarë të Iowas janë nisur drejt Kosovës

09 maj 2020 | 09:21

Garda Kombëtare e Iowas planifikon të vendosë 730 ushtarë në Kosovë dhe një bllok nga 20 kombe të ndryshme, nga Lindja e Mesme e deri në Afganistan. 400 ushtarë janë nisur drejt Kosovës për ta mbështetur NATO-n, që është vendosja më e madhe e Iowas në një mision që nga njësitë e para të mobilizuara në vitin 2004, transmeton Koha.net. Njësitë nga Sioux City, Johnston, Boone dhe Cedar Rapids janë përgatitur që disa vjet, ka bërë me dije nëpërmjet përmes një njoftimi Garda.

330 ushtarë të tjerë do të vendosen në fund të korrikut si pjesë e Artilerisë së Fushës 194, Ekipi Luftarak i Brigadës së 2-të të Këmbësorisë në Komandën Qendrore të ShBA-së. Kjo është një zonë me 20 vende, përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore, përfshirë Afganistanin dhe Irakun.

Njësia përfshinë ushtarë nga Iowa dhe Minnesota. E ceremonia e dërgimit do të bëhet e ditur më vonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeinfektologu suedez Johan Giesecke e ka mbrojtur strategjinë e vendit…