403 shoferë ndëshkohen për tejkalim të shpejtësisë
11 gusht 2021
| 10:45
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar 403 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.
“Vazhdon kontrolli dhe mbikëqyrja e trafikut rrugor, me ç’rast vetëm dje përr tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, janë ndëshkuar 403 shoferë. Për mosvendosje të rripit të sigurisë, janë ndëshkuar 170 shoferë. Për përdorim të telefonit mobil, gjatë ngasjes janë ndëshkuar 150 shoferë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.