41 deputetë duan seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për ikjen e të rinjve
10 prill 2019
| 20:20
Deputetë të opozitës dhe disa deputetë tjerë të partive në pushtet, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të enjten.
41 deputetët nënshkrues të kësaj seance kanë kërkuar mbajtjen e debatit parlamentar lidhur me zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.
Për mbajtjen e kësaj seance do të vendosë Kryesia e Kuvendit, e cila do të mblidhet nesër, në orën 10:00.