41 gradë sot në Shqipëri

13 gusht 2024 | 08:20

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarri që doli jashtë kontrollit në Atikë të Greqisë ka…