41-shja e PDK-së: Do të angazhohem politikisht në Kuvend për ruajtjen e të drejtave të gruas
06 shkurt 2025
| 18:42
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka thënë se si deputete e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të angazhohet politikisht për ruajtjen e të drejtave natyrore dhe të papërshkrueshme të gruas.
“Për të drejtat, pronën, sigurinë lirinë dhe bashkë e shumë gra jashtë kuvendit, me të cilat vazhdimisht po ndërtojmë kauzë të përbashkët, për rezistencën ndaj shtypjes. Kam marr dhe vazhdoj të marrë jo vetëm mbështetje nga nëna imë, motrat e mia, shoqet e mia, koleget e mia, studentet e mia por edhe sugjerime dhe kritika për raportin e politikës kosovare ndaj gruas. Për dinjitet, siguri dhe të drejta”, ka thënë Ismaili.