41-shja e PDK-së: Istogu, vendi ku tradita takon të ardhmen!
17 janar 2025
| 23:17
Kandidatja e PDK-së për deputete me numër 41, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në tubimin elektoral të kësaj partie në Istog.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se Istogu është vendi ku tradita takon të ardhmen.
“Me natyrën e mrekullueshme dhe njerëzit punëtorë, së bashku me Bedri Hamzën kryeministër do të ndërtojmë një të ardhme të ndritur për çdo qytetar të këtij qyteti të bukur”, ka shkruar Ismaili.