41-shja e PDK-së poston një foto të 2019-s me Veselin në Kaçanik, ja mesazhi i saj
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka publikuar në “Facebook” një fotografi me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të realizuar në vitin 2019 në Kaçanik.
Ajo përmes kësaj fotografie përcjell edhe një mesazh për elektoratin.
“Kryetari Veseli, më porosiste që t’a vizitoj kur të mundem Kaçanikun e Hanin e Elezin. Janë njerëz shumë të mirë, më thoshte. Dhe për këtë isha e bindur edhe unë. Dhe unë këtë sugjerim të tij e kam marrë shumë për zemër dhe këto dy qytete i kam vizituar sa kam mundur dhe shumë shpesh. Kam udhëhequr disa projekte vullnetarë në komunitet atje edhe në vitin 2015,2016 e tutje. Në zgjedhjet lokale atje, e kam pasur shumë për zemër që të punoj me gratë atje që të rrisim vetëdijesimin për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje: rëndësinë që gratë të votojnë, dhe rëndësinë që gratë të votohen. Sot, do të jem përsëri në Kaçanik. Kësaj radhe në tubimin elektoral të kandidatit për kryeministër z. Bedri Bedri Hamza . Kjo sepse besoj që programi i tij është i mirë për Kaçanikun, i mirë për Kosovën. Ju ftoj të merrni pjesë dhe të shihemi sot në Kaçanik në ora 18:30 në Palestrën e Sporteve!”, ka shkruar Ismaili.