41-shja e PDK-së: Si kandidate për deputete mbështes planin e Bedri Hamzës për të fuqizuar gratë në të gjitha sferat

12 janar 2025 | 22:34

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në takimin me gratë e komunës së Shtimes që ka zhvilluar sot kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza.

Sipas Ismailit, Hamza dëshmoi edhe një herë përkushtimin e tij ndaj fuqizimit të grave në shoqëri dhe politikë.

“Një takim madhështor me gratë e komunës së Shtimes me kandidatin për kryeministër, z. Bedri Hamza, dëshmoi edhe një herë përkushtimin e tij ndaj fuqizimit të grave në shoqëri dhe politikë. Si kandidate për deputete, zotohem se do të mbështes planin e detajuar të z. Hamza për të fuqizuar gratë në të gjitha sferat, duke përfshirë përmirësimin e kushteve të punësimit, fuqizimin ekonomik dhe përkrahjen e projekteve inovative për gratë sipërmarrëse”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja fitoi sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 96:80…