41-vjeçari Nakamura firmos për klubin e çudirave
Mesfushori i famshëm japonez, Shunsuke Nakamura, edhe pse në moshën 41-vjeçare, vijon të luajë në nivele shumë të larta dhe që pas largimit nga Evropa në 2010 ka shkëlqyer me Yokohoma Marinos dhe prej 2017 me Jubilo Iwata në JLeague.
Tashmë veterani ka vendosur të largohet nga Jubilo Iwata, sepse këtë vit ka luajtur pak, ndaj ka zbritur një kategori më poshtë dhe ka firmosur për një klub të çuditshëm, Yokohama FC.
Yokohama FC ka në gjirin e vet futbollistin profesionist më të moshuar në histori, Kazuyoshi Miura, i cili vijon të luajë, edhe pse 52-vjeçar.
Kazuyoshi Miura ka debutuar në futbollin profesionist në vitin 1986, duke luajtur gjatë karrierës së tij në Brazil, në Evropë e Azi, ndërsa në vitin 2017 shënoi një gol historik, sepse theu rekordin e Stanley Matthews si shënuesi më i moshuar në futbollin profesionist.