41-vjeçari Pizarro: Guardiola, trajneri më i mirë në botë

14 prill 2020 | 09:43

Futbollisti peruan, Claudio Pizarro, 41-vjeçar, golashënuesi më i vjetër në Bundesligë, e konsideron Pep Guardiolën trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar gjatë përvojës së tij si futbollist.

“Pep zgjeroi horizontin tim në futboll. Ai ka një vizion shumë të ndryshëm nga trajnerët e tjerë”, – deklaroi Pizarro, aktualisht pjesë e Werder Bremenin, për gazetën lokale “Weser Kurier”.

Peruani ishte nën urdhrat e Guardiolës gjatë kohës kur luante me Bayern Munchen.

“Ai është më i miri që kam pasur ndonjëherë. Mendimet e tij janë gjithmonë shumë larg nga ato të rivalëve të tij. Mendoj se, në të gjitha dimensionet e tij, nuk ka trajner më të mirë se Pep Guardiola”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria, duke filluar nga sot, do të rihapë një pjesë…