419 kadetë i bashkohen Policisë së Kosovës, Kurti: Policia jonë është vijimësi e UÇK-së

14 korrik 2023 | 16:29

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të e Policisë së Kosovës.

Akademinë policore e përfunduan 419 policë, të cilët do t’i bashkohen forcave të rendit.

Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Shkëlqesia e tij, Kryeministri i RKS-së z. Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, zëvendësministra, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.

Në fjalën e saj, Osmani tha se është e lumtur që në mesin e 419 policëve të rinj, janë edhe 85 policë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë dhe 47 vajza e gra, teksa falënderoi edhe policët në veri.

“Të gjithë se bashku, të shprehim edhe një herë falënderimin me policët dhe policet tona që po shërbejnë në veriun e vendit tonë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës”, tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Policia e Kosovës është vijimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Policia jonë është vijimësi e UÇK-së. Liria jonë ka ardhur pas sakrificave të brezave të tërë për liri e çlirim nga okupatori serb. Si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, do të jeni pjesë e historisë së vendit tonë dhe përpjekjeve tona për ta forcuar Republikën tonë”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të premten ka ndaluar…