42 aktakuza kundër 58 personave në Kosovë
17 nëntor 2020
| 11:38
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 42 aktakuza ndaj 58 personave për vepra të ndryshme penale. Ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndaluar 10 persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi të dyshuar.