42 gazetarë janë vrarë në vitin 2020
Nga fillimi i vitit, 42 gazetarë dhe punonjës të medias në të gjithë botën kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrave të tyre, bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.
“Ulja e numrit të gazetarëve të vrarë gjatë viteve të fundit nuk mund të maskojë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen gjatë punës së tyre”, tha Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-it, Anthony Bellanger.
Ai vlerësoi se nuk janë vetëm statistikat, por miqtë dhe kolegët ata që ia kanë kushtuar jetën punës së tyre.
Një ndër vendet më të goditura sa i përket numrit të gazetarëve të cilët kanë humbur jetën është Meksika, e ndjekur nga Pakistani, Afganistani, India, Iraku dhe Nigeria.
Numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është pothuajse në të njëjtin nivel me 30 vjet më parë kur IFJ-i filloi mbledhjen e të dhënave.
Sipas IFJ-së, 2 658 gazetarë janë vrarë në të gjithë botën në 30 vitet e fundit, ndërsa 235 gazetarë dhe punëtorë të medias janë burgosur.