42 lëkundje të tokës në Shqipëri të regjistruara brenda 24 orëve të fundit
26 nëntor 2019
| 17:04
42 tërmete me magnitudë më shumë se 3 shkallë të Rihterit kanë goditur Shqipërinë brenda 24 orëve të fundit.
Nga këto tërmete, më i fuqishmi ka qenë tërmeti 6.4 shkallë të Rihterit.
Harta e publikuar nga qendra ndërkombëtare e tërmeteve, tregon vendin ku ka qenë epiqendra e çdo tërmeti që ka rënë në vendin tonë gjatë këtyre orëve.
Në muajin shtator kur Shqipëria ishte përfshirë nga disa tërmete, nuk u ndjenë kaq shumë lëkundje dhe të kësaj force sa sot. Mediet e huaja dhe qendrat studimore që merren me tërmetet, i ka dedikuar disa postime tërmeteve në Shqipëri.
Ato japin këshilla si të reagoni ndaj tërmeteve dhe masat që duhet të merrni kur fillojnë lëkundjet. /KK/
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/1266951290172859/