42 mijë vetura iu shtuan rrugëve të Kosovës gjatë vitit 2023
03 janar 2024
| 08:22
Mbi 42 mijë vetura të reja janë regjistruar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Kosovë gjatë vitit 2023.
Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në nëntor u regjistruan më së shumti vetura, gjithsejt 4 mijë e 446.
Po ashtu, gjatë vitit iu vazhdua regjistrimi 327 mijë e 232 automjeteve.
Teksa mbi 5 mijë e 200 vetura u riregjistruan në vitin 2023, shkruan lajmi.net.
Ndërsa makina që u çregjistruan gjatë këtij viti ishin 128 mijë e 323 copë.