42 raste të reja me Covid në Kosovë
29 gusht 2022
| 11:29
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar raportin për rastet e reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit të MSh-së, gjatë kësaj kohe në Kosovë janë regjistruar 42 raste të reja pozitive me koronavirus dhe janë shëruar 224 pacientë.
Aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 503 raste aktive me Covid.