42-shi i PDK-së, Nait Hasani: Arroganca e Kurtit duhet të marrë fund me votë qytetare

10 janar 2025 | 00:37

Kandidatët e PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Xhemshit Krasniqi, Nait Hasani, Bashkim Mustafa dhe Shasivar Haxhiaj kanë takuar struktura të PDK-së në Fushë-Kosovë dhe qytetarë ku ka kanë shpalosur programin e tyre për zgjedhjet parlamentare.

Kandidati i PDK-së, Nahit Hasani foli për rolin e strukturave e te PDK-së në shtetndërtim si dhe dëmin që qeverisja aktuale ka shkaktuar vendit. Si ish i burgosur politik ai tha se kryeministri aktual është tjetërsuar, duke rritur në maksimum dozën e arrogancës dhe duke injoruar skajshmërisht kërkesat qytetarëve e sidomos kategorive të dala nga lufta.

Ai po ashtu foli edhe për një zotim që i kishte dhënë kryeministri Kurti për të vizituar në Hagë drejtuesit e luftës, zotim nga i cili heqi dorë siç tha Hasani duke arsyetuar në shkaqe procedurale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka…