422 anije presin të kalojnë Suezin

30 mars 2021 | 16:02

Lëvizja e anijeve ka rinisur në kanalin e Suezit në Egjipt, pas zhbllokimit të gjigantit të kontejnerëve, që bllokoi itinerarin tregtar për thuajse një javë, duke shkaktuar  një grumbullim të madh të anijeve.  Pas drejtimit të anijes 400 metra të gjatë ‘Ever Given’, 113 anije pritej të kalonin kanalin në 2 drejtime. Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA) deklaroi se grumbullimi i 422 anijesh pritet të pastrohet në 3 ditë e gjysmë.  “Ever Givein” u bllokua në mënyrë diagonale në pjesën jugore të kanalit, që është itinerari më i shkurtër tregtar mes Evropës dhe Azisë.

Linja Evergreen, që ka dhënë me qira Ever Given, bëri të ditur se anija do të hetohet në liqenin Great Bitter,  nëse është në gjendje për lundrim.   “Anija ishte gati për lundrim të limtiuar, pas një hetimi fillestar dhe asnjë kontejner nuk është dëmtuar. Megjithatë, një hetim i dytë më i saktë do të zhvillohet”, tha kreu i autoritetit të kanalit, Osama Rabie.  Anijet që presin të kalojnë kanalin përfshijnë mbajtës të kontejnerëve, lëndëve të para, anije cisternë dhe transportues të gazit natyror të lëngshëm, shkruan “scantv”.

Rabie deklaroi se trafiku do të rikthehet në normalitet brenda 4 ditëve.  Gjiganti i dërgesave maresë, theksoi se ndërprerjet botërore mund të kërkojnë javë që të ndreqen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka…