43 aktakuza ndaj 47 persona
14 shkurt 2020
| 11:30
Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 31 persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të dy pushkëve automatike A-47.