43 persona të prekur me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive
01 prill 2020
| 16:01
Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 43 pacientë të prekur me Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, prof. dr. Shemsedin Dreshaj.
“Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19, prej të cilëve 8 janë në oksigjeno-terapi dhe një pacient është në mjekim intenziv të Klinikës Infektive, i intubuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore”, ka thënë Dreshaj për “klankosova.tv”.