43 refugjatë mbyten në ujërat marokene, midis tyre 3 foshnje
18 janar 2022
| 13:17
43 emigrantë, përfshirë tre foshnje dhe 14 gra, janë mbytur të dielën, pasi gomonia me të cilën po lundronin u fundos në ujërat e Tarfagia në Marokun jugor, tha të hënën organizata joqeveritare spanjolle Caminando Fronteras.
Shumica e refugjatëve vinin nga Afrika Sub-Sahariane.
Ndërkohë mësohet së vetëm dhjetë prej tyre u shpëtuan nga autoritet.
Emigrantët po tentonin të mbërrinin në ishujt Kanarie, të cilat janë rreth 100 kilometra nga Tarfagia.
Autoritetet zyrtare marokene njoftojnë se nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë tragjedi./oranews/