43-shi i PDK-së, Idriz Vehapi vazhdon takimet me qytetarë

06 janar 2025 | 16:55

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Idriz Vehapi i cili garon me numrin 43 në zgjedhtë parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt në Kosovë, ka takuar banorët e Krushës së Madhe.
Vehapi së bashku me kandidatët tjerë për deputetë Enver Hoxhajn e Fadil Millakun gjatë këtij takimi më banorë të kësaj ane kanë shkëmbyer ide për një Kosovë më të mirë me Bedri Hamzën kryeministër. Vehapi ka falënderuar familjen Ramdani për këtë pritje të ngrohtë në fshatin e tyre.
“Mbrëmë së bashku me kandidatët për deputet, Profesor Enver Hoxhaj dhe Profesor Fadil Millaku, u mirëpritëm nga familja Ramadani në Krushë të Madhe.
Në këtë takim joformal biseduam për shfrytëzimin e mundësive për t’a bërë vendin ma mirë në të gjitha aspektet, në mënyrë që të ndalet migrimi i të rinjve, brengë e cila, e ka kapluar tërë vendin!”, ka shkruar Vehapi për takimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë…