43-shi i PDK-së, prof. dr. Idriz Vehapi
Prof. Dr. Idriz Vehapi është një emër që përfaqëson guximin, diturinë dhe përkushtimin e pashoq për atdheun dhe shoqërinë. Si një ushtar i lirisë, ai ka dëshmuar se në momentet më të errëta të historisë sonë, ishte i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për idealin e një kombi të lirë dhe të pavarur. Kontributi i tij në radhët e luftëtarëve për liri është një testament i forcës dhe shpirtit të tij të pathyeshëm.
Që nga themelimi, Prof. Vehapi ka udhëtuar me Partinë Demokratike të Kosovës, në krah të Presidentit Thaçi e Kryetarit Veseli. Edhe tani me lidershipin e ri të PDK-së dhe me shumë miq të tjerë, që e bënë historinë më të re të Kosovës një tregim suksesi, do të jem bashkë, për ta bërë Kosovën Ma mirë. Me këtë bagazh të pasur përvoje, ai synon të sjellë ndryshime të prekshme dhe të qëndrueshme në shoqërinë tonë përmes vizionit të tij si kandidat në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Vehapi në zgjedhjet e datës 9 shkurt të vitit 2025, do të garoj me numrin 43 në listat zgjedhore të PDK-së.