
43 vjet nga rënia e dëshmorëve Nebih e Tahir Meha
13 maj 2024
| 10:12
Sot mbushen 43 vjet nga rënia e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin.
Në mëngjesin e 13 majit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih e Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me pushkë, ku luftimet zgjatën deri në orët e mbrëmjes, shkruan KP.
Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, ndërsa të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serbë, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.